Ergys Kaçe ka shënuar golin e parë në kampionatin grek këtë sezon. Mesfushori korçar e nisi nga stoli për Aris Selanik sot kundër Atromitos dhe u hodh në fushë vetëm pas një ore lojë.
Mesfushori, i cili shpesh ka qenë edhe pjesë e kombëtares shqiptare, pas vetëm një minute shënoi në portën e skuadrës vendase dhe hapi takimin.
I ndodhur brenda zonës, me një goditje të lehtë ai e dërgoi topin në rrjetë. Portieri i Atromitos u mundua ta ndalte sferën, por nuk ia doli dot. Aris më pas shënoi edhe golin e dytë, duke marrë një pikë pasi ndeshja u mbyll në barazim 2-2. /abcnews.al