VIDEO/ Erëra të forta dhe reshje shiu në Emiratet e Bashkuara, përmbyten rrugët

schedule15:13 - 16 Prill, 2024

schedule 15:13 - 16 Prill, 2024

Një valë e re stuhish dhe shira të rrëmbyeshëm kanë përfshirë pjesën më të madhe të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Si pasojë e motit të keq rrugët janë të përmbytura, siç shihet edhe nga videot që qarkullojnë në mediat sociale.

Autoritetet e Dubait u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë brenda dhe të mos lëvizin.

 

Drejtuesit në Dubai këshillojnë qytetarët të shmangin rrugët kryesore dhe të përdorin rrugë alternative. Në Ras Al Khaimah, shërbimet e urgjencës kanë mbyllur rrugën nën urën e daljes 129 dhe hyrjen në tregun e Al Kuvajtit. Në Sharjah është mbyllur unaza për në Kalbah.

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!