VIDEO/ Erdogan shfaqet për herë të parë publikisht pas problemeve shëndetësore

schedule12:46 - 29 Prill, 2023

schedule 12:46 - 29 Prill, 2023

Rexhep Tajip Erdogan është shfaqur për herë të parë publikisht pas problemeve të tij shëndetësore. Presidenti turk mori pjesë në festivalin TEKNOFEST që po zhvillohet në objektin e aeroportit Ataturk të Stambollit.

Erdogan shoqërohej nga gruaja e tij Emine, dhe presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe bashkëshortja e tij.

Erdogan, i cili ditët e fundit ka marrë pjesë vetëm në video-konferenca online, mbajti një fjalim të shkurtër në festival, duke theksuar se TEKNOFEST tani është një “markë tregtare” në fushën e tij.

/abcnews.al