Kun Aguero është një nga nënshkrimet që Barcelona po planifikon të shpallë së shpejti. Megjithatë, ka ende disa procedura për t’u zgjidhur. Njëra prej tyre është gjendja fizike e futbollistit.
Për këtë arsye, argjentinasi i është nënshtruar sot një ekzaminimi të thellë mjekësor për të përcaktuar gjendjen e gjurit të tij, që i ka krijuar probleme në muajt e fundit. Futbollisti arriti në Barcelonë mbrëmjen e djeshme pasi luajti finalen e Champions League me Manchester City.
Ideja e Barcelonës është të shohë gjendjen fizike të sulmuesit dhe të kryejë në mënyrë jozyrtare testet e nevojshme mjekësore, për të konfirmuar gjithçka dhe prezantuar lojtarin pas Copa America.
? Imagen #Golazo ?
? Kun Agüero pasa reconocimiento en la Clínica Creu Blanca de Barcelona
? A las 14h en @Gol, ¡TODAS LAS IMÁGENES!
? #Golazo pic.twitter.com/6XsocDLaWC
— El Golazo de Gol (@ElGolazoDeGol) May 31, 2021
Por plani mund të pësojë ndryshime sepse Copa America për momentin është pa një vend organizator, vetëm 14 ditë nga nisja.
Argjentina hoqi dorë nga pritja e ndeshjeve, pas numrit të lartë të infektimeve me koronavirus në vend. Aguero pritet të jetë nënshkrimi i dytë në radhë i Barcelonës, pas Eric Garcias. /abcnews.al