VIDEO/ Era e fortë shkatërron çati dhe thyen pemë në Peshkopi

schedule10:07 - 15 Maj, 2020

schedule 10:07 - 15 Maj, 2020

Peshkopia përjetoi një natë të frikshme mbrëmë, ku erërat e forta kanë shkaktuar demë materiale në shtëpi, biznese dhe makina private.

Gazetari Neki Feta raporton për abcnews.al se era e fortë ka shkaktuar mjaft probleme në qytet duke prishur çati shtëpish dhe biznesesh, ndërsa rrugët janë plotë më pemë të thyera.

Gjithashtu janë dëmtuar edhe xhamat e disa makinave. /abcnews.al