Lampard nuk e ka nisur mirë aventurën e tij të dytë me me ekipin e Chelseat.
Goli i vetëm i kësaj sfide ka ardhur në minutën e 31-të të pjesës së parë me anë të Matheus Nunes. Pjesa e dytë nuk ka pasur atë “zjarrin” e duhur ekipi i Chelsea dhe goli i barazimit nuk erdhi. Një rezultat tepër negativ ky për Chelsea të cilët nuk po munden të ngjiten sipër dhe të tentojnë zonën e Europës. Aktualisht, me këtë rezultat, Chelsea renditet në vendin e 11-të me 39 pikë.
Goli i Wolves
Nga ana tjetër, Tottenham ka arritur të marrë një fitore të mrekullueshme në shtëpi ndaj Brighton. Kjo ishte nga ato sfida që i dhuroi të gjitha në një hark kohor prej 90 minutash. Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me anë të Son falë një supergoli të tij në minutën e 10-të të lojës. Barazimi erdhi në pjesën e parë në minutën e 34-të me anë të Dunk. Pjesa e dytë nisi me ndëshkime në stolin e të dyjave skuadrave, ku Stellini dhe De Zerbi u ndëshkuan me kartonin e kuq. Goli i fitores erdhi në minutën e 79-të me anë të bomberit të skuadrës, Harry Kane. Me këto tre pikë të fituara në këtë sfidë të vështirë, Tottenham renditet në vendin e pestë me 53, pikë ndërsa Brighton në vendin e shtatë me 46 pikë.
Goli i Son
Goli i Dunk
Goli i Kane
Sfida tjetër, ajo mes Brentford dhe Newcastle ka qenë gjithashtu e mrekullueshme. Toney ka qenë protagonist për Brentford, pasi në pjesën e parë i bëri të gjitha, shënoi por goli u anulua për offside, pak më vonë humbi penalltinë dhe më pas në fundin e pjesës së parë shënoi më në fund golin e avantazhit. Në pjesën e dytë, Neëcastle arrin të barazojë shifrat në minutën e 54-të fal një autogoli të Raya. Pak më vonë, në minutën e 61-të, Isak përmbys shifrat. Newcastle merr tre pikë të mrekullueshme dhe tashmë renditet në vendin e tretë të tabelës me 56-të pikë, duke qenë kështu në rrezen e Champions League.
Goli i Toney
Goli i barazimit Newcastle
Goli i fitores Newcastle
/ h.ll/abcnewsa.al