VIDEO/ Empoli i shqiptarëve siguron pikët e radhës, “të kaltërit” barazojnë në transfertën e Genoa

schedule17:46 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 17:46 - 2 Dhjetor, 2023

Empoli i shqiptarëve ka arritur të sigurojë pikët e radhës, në Serie A, kësaj here, në transfertën e vështirë, të Genoa, me sfidën e zhvilluar, në “Stadio Luigi Ferrara”, të vlefshme për javën e 14-të të Serie A, që ka përfunduar në barazimin, 1 me 1.

Goli i parë i sfidës erdhi në minutën e 37’-të nga vendasit, me “fantazistin” ukrainas, Ruslan Malinovsy, i cili ndëshkoime një goditje të bukur, portierin Etrit Berisha, ndërsa për miqtë, golin e barazimit e shënoi “bomberi”, 21-vjeçar, Matteo Cancellieri, në minutën e 67’-të për të siguruar kështu pikën “e artë”.

Falë këtij rezultati, Empoli ngjitet në vendin e 17 të renditjes, me 11 pikë, ndërsa Genoa mbetet në vendin e 15-të të tabelës, me 15 pikë dhe javën e ardhshme, dy ekipet do të ndeshen respektivisht me Lecce-n dhe Monza-n. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:

Goli i Ruslan Malinovsky, 1-0:

Goli i Matteo Cancellieri, 1-1: