Situata e motit të keq ka shkaktuar probleme në disa vende për shkak të temperaturave disa gradë nën zero që kanë sjellë edhe reshje të shumta dëbore.
Kjo situatë paraqitet edhe në shtetin fqinj, Greqi. Mediat greke kanë publikuar një video ku një prind la makinën në distancë nga banesa e tij dhe iu desh të bëjë 2.5 km ne këmbë duke mbajtur në krah fëmijën e tij.
Video është xhiruar në Attiki Odos ku shumë drejtues automjetesh i kanë braktisur ato larg shtëpisë duke u kthyer në këmbë. /abcnews.al

