Çifti shumë i dashur nga publiku, Vesa Luma dhe Big Basta i dhanë fund beqarisë rreth gjashtë vjet më parë. Ata kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë në bregdetin e Sarandës.
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një moment nga dita e saj e dasmës. Në një video që i kishte dërguar motra e saj, ajo kujton momentin kur kishte bërë “testin e kafes” dhe shihej nëna e saj që po e shikonte me plot admirim dhe gëzim.
“2 ore para marteses -prova e kafes. Sapo mora befasi nje dhurate te cmuar nga motra @dealuma e cila kishte ruajtur ne arkiven e saj cdo moment backstage te dasmes.. kjo video ishte epike.. testi i kafes ne shtepi pak ore para marteses,stresi ne fytyren time dhe e lumturia ne fytyren e nanes.Perqafime per krejt nuset e ketij viti❤eshte shume mire ma besoni”, ka shkruar këngëtarja krahas videos./abcnews.al
View this post on Instagram