Prapësitë dhe Kinsey Wolansky nuk mund të ndahen sot. Modelja amerikane, e cila u bë e famshme pasi u fut në fushë në finalen e Champions League Liverpool-Tottenham, ka fansat e saj anembanë botës.
Bukuroshja, e cila shquhet edhe për format trupore që e bëjnë atë joshëse, në rrjetet sociale shpesh u bën lojëra miqve të saj, ndërkohë që këtë herë ka zgjedhur diçka ndryshe. Ajo ka postuar një video në “Tik Tok” dhe ngacmon reperin Eminem.
https://streamable.com/zqyhym
Pasi thith helium në një tullumbace, Kinsey mundohet të këndoja rap dhe shkruan: “Bëhu gati, po vij Eminem!”. Këngëtari dhe producenti nga Detroiti do e marrë me sportivitet, ndërsa fansat me siguri janë argëtuar nga bukuroshja. /abcnews.al