Real Madrid pëson një eliminim të turpshëm në Kupën e Mbretit. Kampionët e Spanjës humbën 2-1 me Alcoyano, skuadër që garon në divizionin e tretë të futbollit spanjoll, duke i dhënë lamtumirën Kupës në raundin e 1/16-ve.
Eder Militao gjeti golin në minutën e fundit të pjesës së parë dhe u duk se Reali e mbylli lehtësisht çështjen e kualifikimit. Gjithsesi, vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan takimin me anë të Jose Solbes (80′).
Ndeshja shkoi në shtesa, teka Alcoyano mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuqe të Ramon Lopez (110′). Pesë minuta më vonë ndodhi edhe e papritura. Juanan Casanova mposhti ukrainasin Lunin dhe i dhuroi ekipit të tij një kualifikim si në ëndrra.
https://streamable.com/6tdp1e
Një disfatë e turpshme për “Los Blancos”, teksa Zinedine Zidane rrezikon shumë postin e trajnerit pas eliminimit të sotëm, të cilin nuk e kishte imagjinuar askush në kampin madrilen. /abcnews.al