Dinamo ia doli të rikthehet në elitën e futbollit shqiptar dhe sezonin e ardhshëm do të shtohen derbet e zjarrta të kryeqytetit. 18 herë kampionët e Shqipërisë kanë një projekt ambicioz, teksa sot kanë prezantuar logon e re të klubit.
“Klubi prezanton sot logon e re, e cila vjen me një stil dhe konceptim modern duke u bazuar tek elementët historik që kanë shoqëruar klubin tonë që nga krijimi.
Konturi përkufizues i logos dhe dy vijat e bardha janë ndërtuar duke u bazuar në vijat përkufizuese të hartës së Tiranës në vitin 1950, vit i cili përkon me themelimin e klubit. Shkronja ‘D’, shfaqet e lakuar sipas trajektores së konturit.
Nis kështu rrugëtimi ynë për ndërtimin e një klubi dinjitoz, ashtu sikurse i ka hije historisë së lavdishme Dinamovite!“, lexohet në komentin mbi videon e publikuar nga “nëndetësja”. /abcnews.al