Ronela Hajati dhuroi një performancë të shkëlqyer mbrëmë në gjysmëfinalen e parë të Eurovision. Mirëpo, pavarësisht pëlqimit në masë nga publiku, këngëtarja shqiptare nuk ia doli të shkonte deri në finale. Gjatë performancës, u duk sikur gjithçka shkoi shumë mirë.
Por artistja shqiptare ka pasur edhe një moment të sikletshëm. Megjithëse i kishte flokët e kapura, gjatë performancës i kanë ngatërruar me mikrofonin. Ronela e menaxhoi mirë situatën teksa ngre flokët lart dhe rregullon mikrofonin duke vijuar me performancën.
Ronela reagoi pas skualifikimit duke thënë se fitorja e saj më e madhe ishte dashuria e madhe që ka marrë nga publiku. Këngëtarja tha se edhe nëse do të ishte pjesë e finales nuk do të arrinte në vendet e para.
/abcnews.al