VIDEO/ Elda, “tritoli” i Kuvendit, deputetja e PD thirret në SPAK për incidentet në sallën e Parlamentit

schedule10:00 - 31 Tetor, 2024

schedule 10:00 - 31 Tetor, 2024

Deputetja e PD Elda Hoti është paraqitur në ambientet e SPAK. Mësohet se Hoti është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë sqarime lidhur me incidentin e ndodhur në parlament më 17 tetor.

Policia e Tiranë ka referuar në SPAK me dyshimin se ka hedhur lëndë të rrezikshme në sallën e Parlamentit.

“Ka dyshime se Elda Hoti ditën e seancës të ketë spërkatur me një lëndë helmuese. Për rreth 30 minuta ka dhënë sqarime për prokurorët. Në një fjalim për mediat Hoti ka thënë se nuk ka përdorur lëndë të rrezikshme”, raportoi për ABC News, gazetari Ermal Vija.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!