Vera e vitit 2009 ishte e nxehtë, Lionel Messi ishte goxha i ri dhe Barcelona nuk pyeste për asnjë kundërshtar. Sulmuesi argjentinas ishte i papërmbajtshëm dhe katalanasit fituan gjithçka.
Messi, gjatë festës që organizoi klubi, është shfaqur në skena dhe dallohet që e kishte tepruar pak me shampanjën. I pirë, si rrallë herë, sulmuesi i Barcelonës u drejtohet me fjalët e mëposhtme tifozëve:
“Ata donin tre trofe, ja ku janë të tre! Vitin tjetër do të fitojmë gjithçka, do të festojmë për gjithçka përsëri. Faleminderit shumë për gjithçka, forca Barcelona”. /abcnews.al