Video/ Ekzekutimi i Nikulajt,“turisti” anglez qëndroi te hoteli i biznesmenit. Raportonte çdo lëvizje

schedule20:44 - 26 Prill, 2023

schedule 20:44 - 26 Prill, 2023

SHËNGJIN- Më 19 prill në lokalin e tij u ekzekutua biznesmeni Ardian Nikulaj në zonën e Shëngjinit, ngjarje kjo, e cila ngriti në këmbë Policinë e Shtetit.

Por kur kanë kaluar disa ditë nga ngjarja, Policia njoftoi zyrtarisht se ka zbuluar të gjithë grupin, i cili ka marrë pjesë në vrasje.

Sipas saj, ekzekutori i Nikulajt është një shtetas portugez. Biznesmeni i ndjerë është mbajtur në mbikëqyrje të plotë nga aglezi Steven Hun. ABC News ka siguruar pamjet e “turistit”, i cili ka qëndruar në hotelin e biznesmenit.

Në pamje duket se ai e mban nën mbikëqyrje të plotë Ardian Nikulajt dhe ndjek pothuajse të gjithë lëvizjet e tij. Duket se ai raporton çdo gjë për vendndodhjen e pronarit të biznesit, brenda të cilit u krye edhe vrasja e 52-vjeçarit/n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!