Japonia ka zhvilluar një eksperiment ku tregon se sa thjeshtë dhe se sa shpejt mun dt përhapen viruset dhe mikrobet në një restorant ku gjendet një person i nfektuar me koronavirus.
Përmes një video të shpërndarë në mediat ndërkombëtare tregohet se si një prej pjesëmarrësve një substancë fluorishente në dorë dhe me anë të dritave të zeza të shndritshme duket se sa shpejt COVID-19 përhapet mbi sipërfaqe apo nga një person tek tjetri.
Ndër të tjera bëhet me dije se restorantet janë konsideruar si një nga vendet më të rrezikshme për përhapjen e COVID-19 por në shumë vende ato janë hapur tashmë, kurse në Shqipëri do të lejohen vetëm në ambientet e jashtme./abcnews.al