VIDEO/ Einxhel rikthehet në Big Brother, momenti kur hyn në shtëpi

schedule13:52 - 29 Janar, 2022

schedule 13:52 - 29 Janar, 2022

Einxhel Shkira është rikthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pas më shumë se 24 orësh, konkurrentja ka dalë nga spitali Hygeia dhe është rikthyer në shtëpinë e famshme. Banorët e kanë mirëpritur moderatoren e cila mban krahun e fashuar.

Kjo vjen pas vendimit që dha pak më parë produksioni i Big Brother për rikthimin e saj. Ajo iu nënshtrua një operacioni që zgjati për disa orë, pas incidentit që ndodhi mbrëmjen e së enjtes. Ajo u rrëzua në tokë gjatë një loje me banorët.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira)

Menjëherë mbërriti ndihma e parë dhe në mëngjes, moderatorja u dërgua në spital. Pas operacionit, moderatorja pati mundësinë të lidhje live nga spitali, nga ku falenderoi banorët për mbështetjen që i dhanë.

Komunikoi gjithashtu me Dj Dagz që ndodhej në studio, i cili i shprehu dashurinë dhe njëherë dhe tha se mezi po pret ta takojë. Para se të merrej vendimi për rikthimin e saj, Arbana kërkoi miratimin e banorëve për shkak të kujdesit që duhet të tregojnë ndaj saj. /abcnews.al