Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Einxhel lëndoi krahun, Beniada revoltohet me banorët: Çfarë ndodhi pas incidentit me moderatoren

schedule16:45 - 28 Janar, 2022

schedule 16:45 - 28 Janar, 2022

Incidenti i Enxhiel ka shkaktuar disa situata të pakëndshme në shtëpi. Kur moderatorja u rrëzua, disa banorë mendonin se nuk kishte pësuar lëndime serioze. Kur Einxhel po merrte trajtimin nga mjeku, Arjola, Monika, Iliri dhe Egzona, të cilët ishin në oborr, po qeshnin ndërsa flisnin për rrëzimin e saj.

Megjithëse, ata e kanë ndihmuar moderatoren, këto skena nuk janë pritur shumë mirë. Ky moment është bërë viral në rrjete sociale dhe kanë qenë të shumtë ata që kanë kritikuar gjestin e banorëve. Një koment për këtë ka pasur dhe Beniada, e cila bashkë me Donaldin kanë qëndruar më pranë moderatores.

LEXO EDHE: Theu krahun në “Big Brother VIP”, zbulohet ku po trajtohet Einxhel Shkira, si është gjendja e moderatores

“Monika dhe Arjola po qeshnin. Pashë një sekondë Donaldin si i habitur. Unë po mundohesha me Einxhel dhe thashë po këto të dyja pse po qeshin. Nuk ka asgjë për të qeshur. Nuk është se e keqkuptova por të jep bezdi, kur një person ka dhiumbje dhe të tjerët qeshin. Rri në një moment serioz dhe mos qesh.”, tha Beniada. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!