Ndeshja mes Skënderbeut dhe Egnatias është ndarë në barazimin 1-1.
Goli i parë i sfidës erdhi që në minutën e 2’, ku Isgandarli gjeti golin menjëherë, ende pa u djersitur. Egnatia dukej gjatë gjithë ndeshjes që ishte më tepër dominuese, edhe pse korçarët tentuan disa herë për të gjetur barazimin.
Ndeshja u ndërpre gjithashtu për disa minuta në pjesën e dytë, pasi një tifoz i Skënderbeut kërkoi ndihmën mjekësore dhe ambulanca e shoqëroi në spitalin rajonal të Korçës.
Edhe pse mendohej se rrogozhinasit do të dilnin me fitore, ndodhi komplet e kundërta pasi Skënderbeu gjeti golin e barazimit në minutën e 90’+12’.
Me ndarjen e pikëve, Egnatia mbetet ende në vendin e parë me 20 pikë, po aq sa Partizani i vendit të dytë, ndërsa Skënderbeu në vendin e gjashtë me 13 pikë./ h.ll/abcnews.al