Një ndeshje e jashtëzakonshmë është luajtur ditën e sotme në “Selman Stërmasi”, me Tiranën dhe Egnatian që kanë dhuruar spektakël dhe emocione të vërteta, ku rezultati përfundimtar ishte 2-3.
Të parët që kaluan në avantazh ishin bardheblutë që në minutën e katërt, me Lulaj që ndëshkoi rrogozhinasit. Miqtë gjendën golin e barazimit në minutën e 29’ me Duamena, por festa e tyre zgjati pak sepse Kaina kalon në avantazh Tiranën në minutën e 35’, duke mbyllur kështu pjesën e parë në shifrat 2-1.
Pjesa e dytë nisi furishëm për Egnatian, pasi Duamena realizon dopietën në minutën e 53’ dhe 10 minuta më pas, në të 63’, Paulauskas shënoi golin e rezultatit 2-3, përmbysjes së madhe.
Me këtë fitore, Egnatia blindon vendin e parë momentalisht me 19 pikë, ndërsa Tirana renditet në vendin e katërt me 13 pikë./h.ll/abcnews.al
Shikoni golin e rezultatit 1-0
Shikoni golin e rezultatit 1-1
Shikoni golin e rezultatit 2-1
Shikoni golin e rezultatit 2-2
Shikoni golin e rezultatit 2-3