Arsenali luan “tenis” me West Brom dhe kalon në raundin tjetër të EFL Cup. “Topçinjtë” fituan me rezultatin 6-0 dhe Aubameyang ishte ai që “vodhi” skenën, me tre gola të shënuar.
Sulmuesi nga Gaboni shënoi dt golat e parë të ndeshjes, ndërsa Nicolas Pepe i çoi shifrat në 3-0 në fundin e pjesës së parë.
Arsenali nuk u ndal me kaq dhe Saka e Lacazzette realizuan edhe nga një gol, sikurse bëri edhe Aubameyang.
Më parë Burnley ka eliminuar skuadrën e Newcastle. 90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën në barazim pa gola dhe nga pika e bardhë e penalltisë miqtë ishin më të saktë dhe fituan 4-3 dhe u kualifikuan. /abcnews.al