Plot 3 javë që nga dita kur Armando Sadiku është futur në karatinë. Sulmuesi kuqezi, vazhdon të jetë i izoluar në shtëpinë e tij në Spanjë, pasi futbolli është ndërprerë. Sadiku po bënte një sezon të mirë për Malagan, duke treguar një formë tepër të kënaqshme.
Për fatin e tij të keq, futbolli u ndërpre, por jo seancat stërvitore, të cilat po i kryen rregullisht në shtëpi. Sadiku nuk ngurron t’i shpërndarë videot duke kryer stërvitje në Instagram, ndërsa sot, ka postuar një video ndryshe…
Pasi bën disa kërcime në litar, Sadiku gjuan një top mes një porte të vogël, top që shkon e përplaset te celulari i sulmuesit që po regjistronte. Për fat të keq, celulari nuk “mbijetoi” dhe ekrani, u thye totalisht. “Çfarë ndodh pas tre javëve në karantinë”, shkroi me shaka Sadiku në Instagramin e tij.