VIDEO/ Edhe kjo nuk ishte parë, futbollisti shqiptar rrëzohet nga barela për të vonuar ndeshjen

schedule10:47 - 4 Nëntor, 2023

schedule 10:47 - 4 Nëntor, 2023

Një episod komik është regjistruar nga një futbollist shqiptar,i cili luan në Malajzi. Bëhet fjalë për, Liridon Krasniqin.

Mbrëmjen e djeshme luhej gjysmëfinalja e Kupës së Malajzisë, mes Terengganu dhe Kuala Lampur City, e cila përfundoi me rezultatin 2-1 dhe rezultatin e përgjithshëm, 4-2.

Një vëmendje të madhe nga kjo ndeshje, që është bërë viral në të gjithë e mori një gjest i Krasniqit.

Mesfushori u dëmtua në fundin e ndeshjes, dhe u kërkua që ai të nxirrej me barelë jashtë fushës. Gjatë rrugës për të lënë fushën, 31-vjeçari rrëzohet nga barela dhe bie në tokë, duke fajësuar më pas stafin që po e nxirrte, por veprimi i tij ishte i qëllimshëm  dhe i tillë u cilësua nga arbitri i ndeshjes, që e ndëshkoi me karton të verdhë.

Nga ajo pjesë  e fushës, Krasniqi u detyrua të dalë me këmbët e veta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!