VIDEO/ Edhe kampionët gabojnë, Lewandowski dështon në rastin më flagrant

schedule22:59 - 15 Maj, 2021

schedule 22:59 - 15 Maj, 2021

Robert Lewandowski është një makineri golash, por askush nuk është i pagabueshëm. Kështu ka ndodhur edhe me sulmuesin kryesor të Bayern Munchen, që sot barazoi 2-2 në fushën e Freiburg.

Bomberi polak realizoi golin e parë të ndeshjes dhe barazoi rekordin e Gerd Muller me 40 gola sezonalë në Bundesligë. 32-vjeçari polak kishte një shans të artë për të festuar sërish.

Ishte pjesa e dytë, Lewa mori një asist nga Kingsley Coman dhe bëri më të vështirën, duke humbur një rast flagrant. Dëshpërim i madh, por ka edhe një sfidë për të përmirësuar rekordin e tij. /abcnews.al