VIDEO/ E vranë dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit, si e rrëmbyen autorët Renis Dobrën

schedule08:45 - 16 Korrik, 2025

schedule 08:45 - 16 Korrik, 2025

ABC News ka siguruar pamje nga rrëmbimi i 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili më pas u ekzekutua dhe u hodh në liqenin e Shkopetit.

Në videot e siguruara nga gazetari Ervin Leka, shihet se një automjet ndjek nga pas Renis Dobrës, i cili lëviz me automjetin e tij.

Pasi e rrëmbejnë Dobrën, autorët nisen drejt Shkopetit, aty ku kryen vrasjen e të riut, dhe e hodhën trupin e tij në liqen.

Autorët kanë përdorur “Range Rover” të zi, “Hyndai” santafe e bardhë dhe një W 7 i bardhe, të marra me qera 2 ditë para ngjarjes.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, janë arrestuar Petrit Çakrri, i njohur edhe me emrin Petrit “Hoxha”. Çakrri u arrestua në orët e vona të së martës në afërsi të Tropojës.

I arrestuari tjetër është Fatjon Bushgjoka. Ndërkaq, në kërkim janë shpallur dy vëllezërit e tij, Aleksandër Bushgjokaj dhe Kristi Bushgjokaj.

Kontrolle po kryhen në Tropojë për arrestimin e tyre.

Mësohet se Dobra ka punuar në Gjermani për vëllezërit Bushgjoka, në shpërndarjen e kokainës.

Në disa raste Renis Dobra nuk ka çuar para duke i mashtruar se drogën e kishte humbur dhe se e kishte ndjekur policia.

Kjo është zbuluar nga tre vëllezërit dhe me ndihmen e mikut të tyre, Petrit Çakrri kanë marrë tre makina me qira dhe kanë organziuar rrëmbimin e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!