Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ E vranë dhe e futën në një sënduk, momenti ku dy autorët largojnë trupin e 41 vjeçares shqiptare nga banesa

schedule16:58 - 11 Janar, 2024

schedule 16:58 - 11 Janar, 2024

Mediat greke kanë publikuar një video të re (shiko këtu) të vrasjes së 41 vjeçares shqiptare Gjeorgjia Murati në Selanik. Në videon e regjistruar nga një kamera sigurie e një biznesi aty pranë, shihet partneri i saj dhe bashkëpunëtori duke mbajtur një sënduk, brenda të cilit kishin futur trupin e shqiptares shtatzënë.

Në një tjetër video, janë fiksuar lëvizjet e autorëve rreth 4.5 orë pas vrasjes që ata kryen në Kalamaria. Konkretisht, ata duket se po mbajnë një dyshek të ri mbi mjet dhe e çojnë në banesë. Dy të akuzuarit kanë dhënë versione të ndryshme për vrasjen ndërsa mohojnë çdo përfshirje në krimin e rëndë.

Mësohet se partneri i shqiptares ka thënë se ka qenë duke fjetur dhe nuk e di se si dhe pse është vrarë 41 vjeçarja shtatzënë./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!