Video e të sëmurit tek COVID 2, PD: Shqiptarët dergjen dyerve të spitaleve, Rama bën propagandë

schedule20:27 - 4 Nëntor, 2020

schedule 20:27 - 4 Nëntor, 2020

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me situatën e të sëmurëve me Covid në vendin tonë.

Ish deputetja e PD-së Grida Duma përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e raportuar këtë të mërkurë nga ABC ku një pacient i infektuar me Covid priste në dyert e spitalit Shefqet Ndroqi.

LEXO EDHE: “Prej ditësh kurohet në shtëpi”, burri shtrihet te porta e “Shefqet Ndroqit”: Kam Covid-19

Duma përmes një video të publikuar në profilin e saj thekson se kryeministri dhe qeveria nuk kanë interes për shëndetin e shqiptarëve.

Ndër të tjera ajo thekson se shqiptarët nuk mund të dergjen e zvarriten dyerve të një pushteti që pasi i zhvat i shkelmon e lë jashtë.


Postimi i plotë:

I panginjur me pushtet, i pangopur në korrupsion, shfrytëzon çdo hapësirë të shesë gënjeshtrën sa më shtrenjtë.

Nuk ka asnjë interes për shëndetin e shqiptarëve, ka sy, veshë e duar për vjedhjet me PPP në shëndetësi e në inceneratorë.

Shqiptarët nuk mund të dergjen e zvarriten dyerve të një pushteti që pasi i zhvat i shkelmon e lë jashtë.

Mos kini asnjë iluzion se jep ndihmë kjo qeveri e marrë fund.

Merrni fatin tuaj në duar, për veten, fëmijët dhe familjen.

Mos i besoni më asnjë fjalë!

Denonco, shpërndaje këtë video./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!