Video e skandalit, gjykata e Shkodrës 30 ditë burg për policin

schedule15:08 - 14 Shkurt, 2019

schedule 15:08 - 14 Shkurt, 2019

Gjykata  e Shkodrës e la në burg me afat 30 ditë policin Berhan Bajrakurtin i arrestuar pas publikimit të një video skandali përmes së cilës dyshohej se ngacmonte seksualisht një minorene. Prokuroria më herët kishte kërkuar gjithashtu 30 ditë burg për policin e Gruemirës, e deri në plotësimin e dosjes dhe kryerjen e akt ekspertimit të videos.

“Nuk kam ngacmuar asnjë të mitur. Kam qenë në shtëpinë time. Nuk e di se si ka dal video. Para pak kohësh e kam çuar celularin në servis dhe më pas e kam pasur me kod. Unë nuk di ta përdor mirë celularin. Nuk kam ngacmuar asnjë person dhe s’e kam idenë si është shpërndarë video”.

Me këtë dëshmi para gjykatës së Shkodrës Berhan Bajrakurti ka kërkuar pafajësi dhe lirim nga qelia. Në të njëjtën linjë ishte dhe avokati i tij, Xhelal Kraja i cili kërkoi të cilësohet ndalimi i paligjshëm si dhe lirimin për shkak se sipas tij s’ka vepër penale.

Por Gjykata  e Shkodrës e la në burg me afat 30 ditë Bajrakurtin ish- punonjësin e policisë në Gruemirë. Me të njejtën masë sigurie që kërkoi prokuroria deri në plotësimin e dosjes hetimore dhe kryerjen e aktekspertimit të videos.

Për aq kohë sa zgjati seanca jashtë gjykatës së Shkodrës qëndruan në pritje shumë familjarë dhe të afërmit e Bajrakurtit të cilët në fund të vendimit ishin të shqetësuar dhe të acaruar.  Vëllai i tij Afrim Bajrakurti, u tha gazetarëve se për këtë skandal fajtorë janë mediat dhe se e gjithë historia është e trilluar.

Në seancën e masës së sigurisë, nuk u paraqit asnjë denoncues, apo denoncim ndaj të dyshuarit. Por megjithatë prokurori dhe gjykatë ranë dakord që Berhan Bajrakurti të qëndrojë në masën e sigurisë 30 ditë burg. Arrestimi i tij u bë menjëherë pas publikimit të video skandalit në një portal, por që dërguesi është akoma anonim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!