Kuvendi i Shqipërisë ka nisur këtë të hënë sesionin e ri parlamentar, ku pritet që një vëmendje në këtë sesion ta marrë dhe përfaqësia e Partisë Demokratike që tashmë rezulton e ndarë në tre pjesë.
Pas fjalës së kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla e cila ka lexuar edhe një shkresë të marrë nga Partia Demokratike se tashmë kryetar i këtij grupi parlamentar do të jetë Lulzim Basha, ka pasur shumë reagime nga deputetët demokratë që nuk janë pro rikthimit të Bashës.
Përmes një video të siguruar nga ABC News shikohet se Gazmend Bardhi i tensionuardhe Lulzim Basha të ulur pranë njëri tjetrit diskutojnë në lidhje me ndryshimet që ky i fundit ka bërë duke i marrë kompetencat e kreut të grupit Parlamentar.
Nga pamjet duket se Bardhi është i tensionuar, ndërsa nga ana tjetër Basha duket më i qetë nga përgjigjet që kthen.
Ndërkohë në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit Bardhi përpos debateve të bëra me Bashën krahë njëri tjetrit në sallë, ka theksuar se nuk e njeh shkarkimin e tij dhe se PS, Rama dhe Veliaj ta harrojnë të zgjedhin kreun e grupit të PD./abcnews.al