VIDEO/ E rrallë, delfinët shoqërojnë pushuesit në Gjirin e Krorezës në Sarandë

schedule14:20 - 15 Gusht, 2020

schedule 14:20 - 15 Gusht, 2020

Gjiri i Krorezës në afërsi të Sarandës është një nga gjiret më piktoreske në vendin tonë.

Pastëria e detit dhe qetësia që ai ofron bën që shumë pushues ta vizitojnë dhe të kalojnë disa orë argëtimi.

Mirëpo, këtë sezon vëmendjen më të madhe e kanë marrë gjallesat e bukura të detit, siç janë delfinët. Më poshtë do të gjeni disa pamje se si këto gjallesa përrallore shoqërojnë pushuesit, të cilët janë befasuar së tepërmi.

View this post on Instagram

Delfinet shoqerojne pushuwsit ne Gjirin e Krorezes ne Sarande @albeucom #delfines #krorez #krorezabeach #albeu #delfines🐬

A post shared by Albeu.com (@albeucom) on

Kujtojmë që pak ditë më parë edhe kryeministri Edi Rama publikojë disa foto nga Gjiri i Krorezës, duke e cilësuar si një nga bukuritë e Shqipërisë./abcnews.al