Një episod i çuditshëm ka ndodhur në futbollin afrikan. Në Tanzani po luhej një sfidë e kampionatit, teksa stadiumi është sulmuar nga një “ushtri” grerëzash. I menjëhershëm reagimi i lojtarëve, të cilët janë shtrirë të gjithë përtokë për t’i shpëtuar thumbimeve.
Bashkë me ta edhe arbitrat dhe tifozët e pranishëm në shkallë, madje një nga arbitrat anësore e merr me sportivitet dhe nuk i mungon buzëqeshja.
Një pjesë e lojtarëve u fshehën në stol, ndërsa të tjera ia futën vrapit për t’u larguar drejt dhomave të zhveshjes. Panik i madh në stadium, teksa arbitri kryesor ndërpreu ndeshjen. Një vendim normal pasi nuk mund të luhej në kushte të tilla. /abcnews.al