Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Lezhë.
Një grua e cila po ecte në rrugë, pasi sigurohet që nuk po e shikon njeri shkul një lule e cila ndodhej jashtë ambienteve të një lokali.
Pasi e pastron nga dheu, ajo e fsheh me shpejtësi poshtë bluzës dhe më pas vijon rrugën e saj.
Ngjarja ka ndodhur në një kafene në mes të ditës në shëtitoren e lumit Drin.
/abcnews.al/