Edhe pse prej më shumë se një ore forcat zjarrfikëse janë në luftë me flakët në një pallat në Tiranë në rrugën “Sali Butka”, shuarja apo të paktën vënia nën kontroll duket e pamundur.
Nuk dihet ende shkaku i këtij zjarri, ndërsa flakët kanë marrë përmasa të mëdha për shkak të polisterolit me të cilin është veshur i gjithë pallati 9-katësh.
Pak minuta më parë një zjarrfikës u asfiskua, ndërsa ambulanca shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes.
Së fundmi vatrat e zjarri janë riaktivizuar në brendësi të pallatit. Ndërsa tanimë rrezikohet edhe pallati ngjitur.
Për fat të mirë si pasojë e flakëve nuk ka asnjë person të lënduar.r.t/abcnews.al