Të çmendur pas ngjyrave! Të çmendur pas ekipit të tyre të zemrës! Nuk bëhet fjalë për një person, apo dhjetëra e qindra. Plot 35 mijë tifozë kanë udhëtuar për të ndjekur Dynamo Dresden në ndeshjen e Kupës kundër Hertha Berlin. 380 kilometrat e bëra kanë qenë asgjë për ta.
Mbrëmja e djeshme mund të kishte qenë magjike. Ata tifozë përjetuan momente fantastike, kur në fund të kohës së rregullt shënuan golin e barazimit 2-2 dhe e çuan në ndeshjen në shtesë. Entuziazmi u shtua kur në 30 minutat shtesë arritën të kalonin edhe në avantazh, por gjërat nuk shkuan mirë deri në fund.
Në minutën e 123-të morën goditjen e parë, që do të pasohej nga një tjetër nga gjuajtjet e penalltive. Pavarësisht kësaj, tifozët e Dynamo Dresden do vazhdojnë të jenë të shumtë në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës, që edhe në Bundesliga 2 nuk është se po i bën shumë krenar.
Renditen të parafundit dhe kuotohen si një nga ekipet më të rrezikuara për të rënë një kategori më poshtë. E dhimbshme, kur shikon çfarë mbështetësish kanë. Ky është futbolli! / abcnews.al
35,000 Dynamo Dresden fans have travelled to the Olympiastadion in Berlin for their DFB Pokal game against Hertha this evening.
That’s a 380km return trip on a Wednesday evening. This is why German football is amazing! #BSCSGD #sgd1953
— Alex Howell (@Bundesliga_UK) October 30, 2019