Erling Haaland është vetëm 19 vjeç, por mosha e re nuk po e pengon aspak të shënojë gola pa fund. Sulmuesi norvegjez la Salzburg në merkaton e janarit dhe u transferua te Borussia Dortmund, aty ku po konfirmohet si një bomber i vërtetë.
Deri në këtë fazë të sezonit ka shënuar 39 gola në të gjitha kompeticionet, një shifër e jashtëzakonshme. Në internet po qarkullon një video e Haaland në moshën 13-vjeçarE. Imcak dhe i gjatë, por e njëjta aftësi dhe nuhatje për të shënuar gola. /abcnews.al