Borussia Dortmund arriti të ftojë me shifrat 1-2 ndeshjen e javës së 13 të Bundesliga, pas një beteje shumë të vështirë ndaj Werder Bremen. Ndeshja nisi me golin e portugezit Guerrero, i cili arriti të shënojë pas një rrëmuje në zonë.
Në minutën e 28-të Werder Bremen u përgjigj me golin e Kevin Mohwald, që shënoi bukur nga jashtë zonës, duke e mbyllur pjesën e parë në barazim.
Golat e WERDER BREMEN-BORUSSIA DORTMUND
Në të dytën Dortmund shtyu më shumë dhe arriti të gjejë golin e avantazhit me mjaft vështirësi. Verdhezinjtë fituan një penallti dhe e mori përsipër kapiteni Reus. Gjermanit goditjen ia priti portieri, por arriti ta kthejë sferën në kuadrat pas kthimit të gardianit të Werder.
Në dy ndeshjet e tjera Stuttgart barazoi 2-2 me Union Berlin. Edhe ndeshja tjetër mes Hertha dhe Mainz përfundoi në barazim, por pa gola. /abcnews.al
Bundeliga, Java 13
Werder Bremen-Borussia Dortmund 2-1
Shënues: Guerrero 12’, Reus 78’/ Mohwald 28’
Stuttgart-Union Berlin 2-2
Hertha-Mainz 0-0