VIDEO/ E mori furçën, por pastaj i hapi sytë në spital

schedule15:31 - 22 Nëntor, 2021

schedule 15:31 - 22 Nëntor, 2021

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sancaktepe të Turqisë. Një viç me peshë rreth 1 ton është përgatitur për tu dërguar në thërtore.

Hasan Yıldız kuptoi se kur hapi kapakun e pasmë të kamionçinës për të shkarkuar viçin, ky i fundit hoqi litarin me të cilin ishte lidhur. Ai donte të parandalonte me furçë viçin të ikte, por nuk ia ka dal. Punonjësit në zonën e thertores kanë nxituar në ndihmë të Yıldız-it, duke e dërguar menjëherë në spital.

Ndërkohë, mjekët bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetsore është mirë, megjithatë ka disa të çara në krah.

I plagosuri Hasan Yıldız tha: “Gjatë shkarkimit të viçit, ai u hoq spontanisht nga litari. Hapa kapakun pa e ditur. Nuk mund ta ndaloja pasi hapa kapakun. Mu hodhi mbi mua. U lidh, u zgjidh”.

Momenti kur viçi u hodh nga kamioni: 

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!