Leipzig mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 63-të kundër Hertha Berlin. Mbrojtësi Halsenberg mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua para kohe nga fusha e blertë. Gjithsesi, djemtë e Nagelsmann kanë një potencial të madh në sulm dhe sapo kanë kaluar në avantazh.
Patrick Schick shënoi në minutën e 68-të. Çeku kombinoi me Timo Werner dhe kaloi Leipzig në avantazh. Sulmuesi goditi fort nga jashtë zone dhe përfitoi nga një gafë e portierit mik, të cilit i rrëshqiti topi nga duart.
Vendasit udhëheqin 2-1 dhe janë afër fitores së dytë radhazi. Nëse Leipzig ia del të ruajë këtë rezultat, do të ngjitet në vend të dytë në Bundesligë, duke parakaluar verdhezinjtë e Dortmund. /abcnews.al