Zakonisht ka sherr mes lojtarëve kundërshtarë, por këtë herë në Angli ndodh ndryshe. Dy futbollistë të Cardiff janë kapur mes tyre në fund të ndeshjes me Nottingham Forest, që skuadra uellsiane e humbi me rezultatin e ngushtë 1-0.
Në momentin që arbitri vërshëlleu për përfundimin e takimit, kamerat kanë fokusuar futbollistët Leandro Bacuna dhe Callum Paterson. Ata afrohen tek njëri-tjetri dhe fillimisht përplasen kokë më kokë.
Bacuna e shtyn shokun e skuadrës, si dhe i vendos dorën në fyt. Më pas ndërhyjnë shokët e skuadrës dhe një prej futbollistëve të Nottingham Forest. Lojtarët qetësohen dhe i drejtohen dhomave të zhveshjes. /abcnews.al
? Cardiff players turned on each at full-time
? Watch reaction on Sky Sports Football & Main Event or recap the action here: https://t.co/vPmVPjForm pic.twitter.com/LX7gCG1llh
— Sky Sports Football (@SkyFootball) February 25, 2020