Çdo ditë dëgjojmë që fama e shqiptarëve po kalon kufijtë. Më e fundit është moderatorja sportive, Eva Murati, e cila ka qenë e ftuar speciale në një nga emisionet më të ndjekura në Itali.
Mbrëmjen e djeshme ajo ishte e ftuar në emisionin italian “Tiki Taka”, i cili i dedikohet sportit dhe transmetohet në “Mediaset”.
Emisioni mbledh çdo të hënë ekspertët dhe gazetarët më të mirë nga fusha e sportit dhe Eva ishte një nga të përzgjedhurat e mbrëmjes së djeshme.
Ajo ka tërhequr vëmendjen e teleshikuesve italianë për shkak të harmonisë televizive që kishte me Francesco Oppini, një prej komentatorëve sportivë më të ndjekur të momentit. duke qenë se të dy janë edhe tifozë të Juventusit.
Përveç Evës në emision ishin të ftuar edhe trajeneri i Udineses Luka Goti, ish-mesfushori i Interit, Niko Berti dhe Diego Armando Maradona Jr./abcnews.al
View this post on Instagram