Duket e frikshme, por është e vërtetë. Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi, ku dy ujqër kanë rrethuar një shtëpi, ndërkohë që kërkonin ushqim.
Në një video të regjistruar në orët e para të së premtes, më 21 janar, nga një pronar shtëpie në Neochori, Imathia shihen dy ujqër që lëvizin rreth oborrit. Ata duket se nuk i shqetëson aspak prania e një qeni të madh që leh në oborrin e shtëpisë.
Kjo ngjarje vjen pas një incidenti të ndodhur në Parnitha, Atikë, kur një ujk sulmoi dhe vrau një qen i cili kishte dalë në shëtitje.
/abcnews.al