VIDEO/ E frikshme në Spanjë, treni rrethohet nga flakët, pasagjerët luftojnë për të shpëtuar

schedule18:50 - 17 Gusht, 2022

schedule 18:50 - 17 Gusht, 2022

Një video e frikshme nga Spanja po bën xhiron në internet. Një zjarr është përhapur në veriperëndim të vendit, ku shihen flakët duke përfshirë një tren plot me njerëz.

&


Ngjarja ka ndodhur në Valencia, ku shoferi u ka kërkuar pasagjerëve të trenit të qëndrojnë në vendet e tyre duke u kthyer mbrapsht.

Shumë u kapën nga paniku, ndërsa disa filluan të thyejnë xhamat dhe të vrapojnë.

Dhjetë persona kanë mbetur të plagosur, tre prej tyre në gjendje të rëndë, në tentativë për t’u arratisur. Përfundimisht, treni ka shpëtuar nga vendi i zjarrit dhe ata pasagjerë që kanë mbetur brenda trenit nuk janë lënduar. /abcnews.al