Në futbollin indian është regjistruar një ngjarje e rëndë. Një tribunë në të cilët ishin të vendosur 8000 tifozë është shembur, duke u plagosur 225 persona, ku 6 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
Kjo ngjarje ka ndodhur në qytetin e Malappuram të Keralas. Sikur të mos mjaftonte vetëm shembja e tribunës, por edhe një pjesë e sistemit të ndriçimit ra mbi njerëzit që po përpiqeshin të shpëtonin.
Policia ka bërë denoncim ndaj organizatorëve për rrezikim të sigurisë publike dhe vlerëson se së shpejti do të kryejë arrestimet përkatëse të autorëve.
/f.a/abcnews.al