VIDEO/ “E enjte e paharrueshme”, Kumbulla kujton rrjetën e parë si romanist

schedule20:32 - 25 Shkurt, 2021

schedule 20:32 - 25 Shkurt, 2021

Marash Kumbulla është bërë nostalgjik para ndeshjes së Europa League, që Roma luan sonte kundër portugezëve të Braga. Italianët e kanë fituar ndeshjen e parë 2-0 dhe sonte do kërkojnë të vulosin kualifikimin.

Nga ana tjetër Kumbulla kujton golin e parë të shënuar me fanellën e Romës dhe ka qenë pikërisht në një ndeshje të Europa League, kundër zviceranëve të Young Boys. Mbrojtësi ndëshkonte ata me një goditje me kokë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)


Në postimin e tij, mbrojtësi i kombëtares shqiptare shkruan: “Kthim pas në kohë, goli im i parë me fanellën verdhekuqe. Një e enjte e paharrueshme. Forca djema”. /abcnews.al