Marash Kumbulla është bërë nostalgjik para ndeshjes së Europa League, që Roma luan sonte kundër portugezëve të Braga. Italianët e kanë fituar ndeshjen e parë 2-0 dhe sonte do kërkojnë të vulosin kualifikimin.
Nga ana tjetër Kumbulla kujton golin e parë të shënuar me fanellën e Romës dhe ka qenë pikërisht në një ndeshje të Europa League, kundër zviceranëve të Young Boys. Mbrojtësi ndëshkonte ata me një goditje me kokë.
Në postimin e tij, mbrojtësi i kombëtares shqiptare shkruan: “Kthim pas në kohë, goli im i parë me fanellën verdhekuqe. Një e enjte e paharrueshme. Forca djema”. /abcnews.al