Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ E duartrokiti edhe trajneri i Interit, vlerësohet perla e Tottit

schedule21:17 - 26 Prill, 2020

schedule 21:17 - 26 Prill, 2020

Ishte 26 tetori i vitit 2005 dhe Francesco Totti ndodhej në kulmin e tij. Disa ditë më parë kishte festuar 29-vjetorin e lindjes dhe verdhekuqtë luanin në “San Siro” përballë Interit vendas. Miqtë nga kryeqyteti shënonin dy herë në pjesën e parë, teksa trefishonin në të dytën.

Montella zhbllokonte shifrat, ndërsa kapiteni shënonte dy golat e tjerë. Braziliani Adriano realizonte dy herë më pas (i pari i mrekullueshëm) dhe Interi i shkonte shumë afër një barazimi të çmendur. Rikthehemi te Totti. Ylli italian realizonte një kryevepër atë mbrëmje vjeshte.

Një gol i paharrueshëm dhe ndër më të bukurit që është realizuar ndonjëherë. Totti u nis nga gjysmëfusha e tij, realizoi një driblim, i rezistoi ndërhyrjes të një lojtari vendas, marshoi drejt portës kundërshtare, pa Julio Cesar që kishte dalë pak nga porto dhe “shpiku” një parabolë magjike.

Një gol që i mahniti të gjithë, ndërsa Roberto Mancini, trajneri i Interit në atë kohë, nuk i kurseu duartrokitjet. Tifozët e Romës nuk e kanë harruar dhe e kanë zgjedhur si golin më të bukur që skuadra e tyre e zemrës ka shënuar në 20 vitet e fundit në Serie A. Një çmim totalisht i merituar për një lojtar unik si Francesco Totti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!