VIDEO/ “E doni të plotë?!”, Tomori i Milanit thyen rrjetin me shqiptimin e emrit

schedule19:50 - 18 Prill, 2021

schedule 19:50 - 18 Prill, 2021

Fikayo Tomori, mbrojtësi i Milanit, është ngacmuar pas ndeshjes që kuqezinjtë fituan ditën e sotme në “San Siro” kundër skuadrës së Genoa.

Anglezi me origjinë afrikane është detyruar të thotë emrin e tij të plotë, që sigurisht askush nuk ia thotë. Edhe ta lexojnë madje do e kishin të vështirë.

Emri i plotë i mbrojtësit është: “Oluwafikayomi Oluwadamilola Tomori”. Videoja e momenti të shqiptimit të emrit të tij është kthyer në virale në internet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!