Partizani kërkon një sulmues dhe së fundmi është zbuluar edhe një emër konkret. Francis Afriyie është emri i lojtarit që lakohet si i kërkuar nga të kuqtë, sipas “ghanacrusade.com“. Për futbollistin në fjalë thuhet se interesohet edhe Real Saragoza në Spanjë, por edhe në Meksikë Athletico Saltillo.
Aktualisht Afriyie është pjesë e Gor Mahia në Kenia, klub ku në të shkuarën Tirana ka afruar disa futbollistë. 24-vjeçari ka luajtur edhe më parë në Europë, me skuadrën serbe të Vojvodinës, para se të largohej nga Bechem United në Ganë.
Sulmuesi ka provuar të aktivizohet edhe në ligën e dytë meksikane, me Murcielagos . Vetë sulmuesi ka pranuar interesimin e shumë klubeve, në Europë dhe në Meksikë, por nuk dëshiron të nxitohet. Në artikull thuhet se ai ka realizuar në 9 gola në 11 ndeshje me Gor Mahia. /abcnews.al