VIDEO/ Dzyuba ngjit Rusinë në krye, një shqiptar protagonist te Mali i Zi

schedule16:57 - 27 Mars, 2021

schedule 16:57 - 27 Mars, 2021

Rusia dhe Mali i Zi nuk gabojnë në ndeshjet shtëpiake, duke siguruar fitoret e dytë radhazi në takimet eliminatore të Katar 2022. Kombëtarja ruse mposhti Slloveninë 2-1 në Sochi. Të tre golat e ndeshjes u realizuan në fraksionin e parë të ndeshjes.

Artem Dzyuba zhbllokoi takimin në minutën e 26-të me një goditje të saktë brenda zonës kundërshtare. Sulmues i Zenit dyfishoi shifrat nëntë minuta më vonë pas një këmbëngulje kundër dy mbrojtësve kundërshtarë.

Sllovenia reagoi dhe shkurtoi diferencën një minutë më vonë falë një goli fantastik të Josip Ilicic. Sllovenia tentoi të evitonte humbjen në pjesën e dytë, por rusët u mbrojtën mirë dhe kryesojnë grupi H me 6 pikë të plota.

Mali i Zi triumfoi 4-1 përballë modestëve të Gjibraltarit, duke siguruar një tjetër fitore pas asaj kundër Letonisë në transfertë. Fatos Beqiraj, sulmuesi me origjinë shqiptare i Bnei Yehuda, zhbllokoi ndeshjen në minutën e 25-të.

Miqtë barazuan falë një penalltie katër minuta më vonë, por Mali i Zi shënoi edhe tre gola të tjerë deri në fundin e ndeshjes. Simic, Tomasevic dhe Stevan Jovetic kompletuan suksesin me “poker” të kombëtares ballkanike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!